Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

‘Femna jote m’ka fiksim’, Varrosi nxjerr bisedat me ish-gruan e Meritonit, ky i fundit e tall në Instagram (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
‘Femna jote m’ka fiksim’, Varrosi nxjerr bisedat me ish-gruan
Meritoni - Varrosi

Meriton Mjekiqi është një nga personazhet më të njohur në botën e muzikës ‘Rap’, por mesa duket punët me grupin OTR nuk i ka hiç mirë.

Mes tij dhe grupit të Noizyt lindën debate në distancë. Mirëpo edhe pse u duk se gjakrat u qetësuan, duket se tashmë kanë nisur sërish thumbat mes Meritonit dhe mikut më të mirë të Noizy-t, Varrosi.

Ai ka postuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar një mesazh ish-partnerja e Meritonit, Egesta, me të cilën ai ka dhe një djalë.

“Hahaha pse? Nejse dije edhe ti që ai është ish burri im edhe e bona vetëm me ja ul bishtin se goxha e ka rrit mendjen është t’u fluturu”, -i ka shkruar ish e dashura e Mjekiqit.

160038373_276057663921212_2880106537182523829_n.jpg

“Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”, ka shkruar Varrosi përkrah bisedës me ish të dashurën e Meritonit.

Së fundmi Meriton ka publikuar një bisedë me anëtarë të OTR, që i kërkojnë të bëhen pjesë e emsionit të tij.

“Ooo kikrik më keni shkruar me ju marr në emision e ju kom refuzu po ti i prizrenit je”-shkruan Meritoni.

meriton.jpg

Ai gjithashtu ka publikuar dhe një video të Varrosit, i cili këndon me freestyle “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po edhe grupin tim”.

“E ku me të marr me këtë freestyle. Nejseee hahahaha”, ka shkruar moderatori përkrah videos së reperit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll