Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

“Fëmijët me sy të pikëlluar mbanin ngarkesa mbi supe”, këngëtarja shqiptare flet pas kthimit nga Siria: Përjetova emocione…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja e njohur Ajtuna Sejdiu së fundi ka nisur një iniciativë me organizatën bamirëse “For Children Smile”.

Ajo njoftoi pak ditë më parë se do të udhëtonte drejt Sirisë, ku do të takohej me fëmijët në nevojë.

Tashmë Tuna është kthyer nga udhëtimi disa ditor, pasi ka filluar një bashkëpunim me shoqatën bamirëse “For Children Smile”, teksa ka treguar detaje nga vizita atje.

Ajo u shpreh se kjo eksperiencë e ka ndryshuar atë si person dhe ajo tashmë është një “Tunë tjetër”, duke shtuar se ndihet fajtore për skamjen dhe frikën në të cilët jetojnë fëmijët sirianë.

Postimi i plotë i Tuna Sejdiut:

Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime… Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë.

Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma. U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë”, shkruan Tuna në Instagram.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img