Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fëmija dhe nëna me Covid në reanimacion? Reagon spitali i Fierit: Ja e vërteta (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb
Spitali

Spitali Rajonal i Fierit ka reaguar lidhur me lajmin se një nënë dhe një fëmijë të prekur nga Covid ndodhen të shtruar në reanimacion.

Përmes një reagimi në rrjete sociale spitali e ka mohuar lajmin duke thënë se nuk është i vërtetë, ndërsa thekson se asnjë fëmijë dhe asnjë pacient i prekur nga ky virus nuk ndodhet në reanimacionin e këtij spitali.

“Në përgjigje të të gjithë atyre që na kanë pyetur dhe janë interesuar mbi një lajm të publikuar në disa media, mbi rastin e një fëmije dhe nënës së tij, të prekur nga Covid-19, Spitali Rajonal Fier bën me dije se ky informacion NUK është i vërtetë. Asnjë fëmijë nuk ka rezultuar pozitiv dhe asnjë pacient i prekur nga ky virus nuk ndodhet në reanimacionin e këtij spitali.

Ftojmë këdo të verifikojë, e lusim të gjithë ata që publikojnë të tilla informacione ti konfirmojnë më parë, për të evituar edhe përhapjen e panikut tek qytetarët. Spitali Rajonal Fier edhe një herë u bën thirrje qytetarëve të përdorin maskën në mjedise të mbyllura dhe për çdo shqetësim të kontaktojnë 127-ën. Shëndeti Juaj, Misioni Ynë”, shkruan Spitali i Fierit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll