Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Fëmija 5-vjeçar bie në pus, autoritetet në “këmbë” për të shpëtuar vogëlushin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet e marokut janë përfshirë në një operacion të vështirë për të shpëtuar një fëmijë që ra në një pus pranë qytetit verior të Chefchaouen.

Fëmija, të cilin mediat lokale e kanë identifikuar si një djalë pesë vjeçar i quajtur Reyan, raportohet se ishte me babain e tij, i cili kishte qenë duke riparuar pusin kur ndodhi aksidenti.

Pavarësisht se fëmija ra nga një lartësi e madhe, pamjet nga një kamerë e ulur në pus treguan se djali mbetet gjallë dhe i vetëdijshëm, megjithëse dukej se vuante nga disa lëndime të lehta në kokë.

Mediat lokale raportuan se autoritetet provinciale po mbikëqyrin përpjekjet e shpëtimit dhe se dhjetëra policë, forca ndihmëse, xhandarmëri mbretërore dhe oficerë të mbrojtjes civile janë përfshirë tani në operacion.

Mijëra njerëz kanë parë pamjet e shpëtimit në mediat sociale dhe një grup i madh shikuesish janë mbledhur në vendngjarje.

Fëmija ka që të martën që ka rënë në pus, ndërsa punonjësit e shpëtimit kanë ulur një maskë oksigjeni, ushqim dhe ujë në pus.

Më shumë




spot_img








spot_img