Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Sinan Hoxha ka vendosur më në fund të “parkohet” përfundimisht, duke zgjedhur partneren e tij për fejesën. Emri i spikatur prej vitesh mes artistëve shqiptarë Brenda dhe jashtë vendit, është fejuar me një bukuroshe të quajtur Andrra.
Lajmi është bërë i ditur nga portali i artistëve në rrjetin social Youtube, Arkiva Shqip. Sipas këtij portali, këngëtari Sinan Hoxha jeton prej dy vitesh një histori dashuri me Andrra Destanin, e cila banon prej vitesh në Gjermani.