Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Federata Panshqiptare Vatra nderon me “Mirënjohje e Artë” Gentiana Sulën për zbardhjen e ngjarjeve të ish-kampit të Tepelenës

Shkruar nga Newsbomb
Federata Panshqiptare Vatra nderon me “Mirënjohje e Artë”

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra ka nderuar me vlerësimin “Mirënjohje e Artë” Gentiana Mara Sulën për detyrën e zbardhjes së ngjarjeve famëkeqe të ish kampit të Tepelenës, ku u prekën mijëra njerëz.

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Mara Sula ka falenderuar “Vatrën” për vlerësimin e lartë, duke theksuar se do të thellojë bashkëpunimin mes AIDSSh dhe Vatrës.

Postimi i plotë i Gentiana Mara Sula:

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra më nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë” për detyrën e zbardhjes së ngjarjeve famëkeqe të ish Kampit të Tepelenes, që preken mijëra jetë njerëzish, mes tyre shumë fëmijë.

Duke falenderuar për këtë vlerësim antaret e Këshilit Kombëtar të kësaj shoqate dhe sidomos kryetarin Z. Elmi Berisha, mbetem me besimin se bashkëpunimi mes AIDSSh dhe Vatrës do të vazhdojë deri në jetësimin e projektit të plotë të memorializimit të punës së detyruar në Shqiperinë komuniste, që aq bukur e ka sjellë arkitekti Gjon Radovani.

Kete cmim e ndaj me cdo koleg të vjetër dhe të ri në AIDSSH, dhe sidomos me ato gra dhe burra që udhetuan nga cdo skaj i Shqipërise për të na besuar kujtimet e tyre të dhimshme dhe të panjohura për publikun, me bindjen më njerëzore se "nje popull pa kujtesë është një popull pa dinjitet".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll