Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë: Pacientët në Shqipëri po marrin trajtime të mangëta e të gabuara, për COVID-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

aed0d38b200551213a82826f600a44b3

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gjermani me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, ngrenë shqetësimin për ndryshimin e protokolleve të trajtimit të COVID-19 në Shqipëri, që sipas tyre deri tani nuk kanë qenë të duhurat.

Numri i lartë i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, sipas tyre, ka ardhur shpesh herë edhe për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore, shkruan Euronews.

Në këtë kuadër, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë apelon që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane, trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19.

“Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor per mostrajtim të duhur  terapeutik për pacientët me COVID-19  si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpërmjet webit të federatës www.amfe-federation.eu  për trajtim e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane trajtimin e paciente të sëmurë me COVID-19”, thuhet në një artikull kushtuar Shqipërisë në asamblenë e kësaj federate.

Përmes një letre të hapur që i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Federata e Mjekëve kërkon veç të tjerash që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.

“Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët COVID-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore, mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të poliklinikave”, thuhet veç të tjerash në letrën e mjekëve shqiptarë në Europë, teksa shprehet gatishmëria për asistencë me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm pozitiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img