Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës janë takuar sot me 16-vjeçarin që luan me klubin e të rinjve të Barcelonës, Labinot Kabashi.
“Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e inkurajoi dhe përgëzoi futbollistin e ri Labinot Kabashi që të punojë shumë dhe të shfrytëzojë sa më mirë praninë e të qenit pjesë e skuadrës më të mirë në botë sepse kështu do t’i ndihmojë vetes dhe një ditë edhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e FKK.
16 vjeçari Kabashi cilësohet si talent dhe së fundmi ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me Barcelonën.