Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

FDA refuzon dozën e tretë të vaksinës Pfizer për moshat mbi 16 vjeç

Lajme të ngjashëm

Paneli këshillues i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk ka pranuar që të miratojë përdorimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer tek njerëzit e moshës mbi 16 vjeç, të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e panelit sugjeruan që popullatat e moshuara, të prekshme mund të përfitojnë nga përforcimi i vaksinës, por vunë re të dhëna të pamjaftueshme në mesin e grupeve të reja dhe shqetësime mbi rritjen e mundshme të rrezikut për inflamacion të zemrës, veçanërisht në mesin e meshkujve të moshës 16-17 vjeç.

Në takim morën pjesë anëtarë të Komitetit Këshillues të FDA -së për Vaksinat dhe Produktet Biologjike të Ndërlidhura, (VRBPAC), si dhe zyrtarë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit, ekspertët e vaksinave dhe përfaqësuesit e Pfizer.


Më shumë