Zyrtarisht jemi në atmosferën e festave të fundvitit. Kryeqyteti është ndriçuar mbrëmjen e kësaj të hëne nga dritat dhe zbukurimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Bashkia e Tiranës ka ndezur sot, 2 dhjetor, dritat e Pemës së Festës në “Sheshin Skënderbej”. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit nuk është vetëm një pemë, por 5 të tilla, pema kryesore si dhe katër të tjera më të vogla.
I pranishëm në ndezjen e dritave ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili i uroi të gjithë shqiptarët, teksa u bëri thirrje që “me ndezjen e dritës së festave, secili të ndezë edhe dritën e zemrës”.
“Gëzuar festat! Sjellshin mbarësi dhe mirësi në të gjithë familjet tuaja. Ju dua shumë! Të rrojë Tirana dhe të rrojë e gjithë Shqipëria”, tha Veliaj.