
Pas shumë vitesh përvojë në industrinë e dasmave, një organizator ka ndarë një nga momentet më të paharrueshme dhe prekëse që ka përjetuar ndonjëherë: një djalë i vogël i guximshëm mbajti një fjalim në dasmën e prindërve të tij, duke i lënë të gjithë të emocionuar.
Video e ndarë u bë virale në rrjet dhe fjalët e tij prekëse, të thëna me një sinqeritet të rrallë, kanë prekur miliona zemra:
“Shumë faleminderit mami që kurrë nuk mungove në ndeshjet e mia të futbollit. Gjithmonë ke qenë aty për të më suportuar mua prandaj dhe unë jam futbollisti që jam sot. Ti gjithmonë erdhe gjatë trajnimeve, ti kurrë nuk mungon, por ti gjithmonë dukesh e bukur në sytë e mi.
Dhe babai, ti më ke suportuar mua në të mirë dhe kur kam qenë poshtë. Por faleminderit që kujdesesh për mamin dhe është në dorën tënde që ajo të jetë gruaja më e mirë që mund të jetë.”
Ky moment i sinqertë u bë viral brenda pak orësh.