Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi kanë zgjedhur të drekojnë në ambientet e një prej restoranteve "Rozafa", në pronësi të sipërmarrësit të suksesshëm Gjergj Luca. Mirëpo, teksa largoheshin të kënaqur nga shërbimi dhe cilësia e ushqimeve të detit, Princi dhe Blerta nuk mund t'i shpëtonin kameras së Lucës.
I njohur tashmë për videot virale dhe polemizuese që ndan në rrjetet sociale, Gjergj Luca sjell për herë të parë pamje të dyshes së vënë në qendër të lajmeve rozë për muaj më radhë.
"Na lujtën mendsh, jo e majta, jo e djathta, jo sherre, jo zgjedhje, jo halle... Ja ku është zgjidhja, ja. Kthejeni Mbretëri këtë punë, ka lezet dy metër djali, i qeshur. Ja ku e ke dhe këtë zonjushën këtu, që e gjëmon nga mbrapa gjithandej, nuk e lë asnjë sekondë. Po kjo o femër shqiptare mo", shprehet Gjergj Luca.
Sipërmarrësi i "Rozafës" i kërkon Princ Lekës që të thotë dhe ai dy fjalë për ndjekësit e tij. "Me shumë punë, me miq të mirë, pse jo", shprehet Leka, ndërsa pak më pas qëndron dhe partnerja e Princit, fotografja e talentuar Blerta Celibashi.