Kryeministri Edi Rama ndodhet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku ku po merr pjesë në Samitin Botëror të Klimës dhe është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed. Rama e cilëson atë një mik të rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë.
Teksa ndan disa fotografi nga darka "kokë më kokë" me Bin Zayed, Edi Rama thotë se kanë biseduar për ecurinë e disa projekteve që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Masdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë.
Mirëpo, teksa kryeministri ynë përpiqet të nxjerr pamje nga një takim serioz i nivelit të lartë me Presidentin Sheikh Muhammed Bin Zayed, mediat zyrtare të Emirateve janë mjaftuar me një fotografi zyrtare mes Ramës, Bin Zayed dhe presidentit malazez Jakov Milatoviç.
Ndërkohë, vetë Presidenti i Emirateve dhe llogaria zyrtare e Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Baku, as që kanë pasqyruar takimet e nivelit të lartë në Azerbajxhan.
President HH Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan meets #Albanian Prime Minister Edi Rama on COP29 sidelines in Baku #COP29 #COP29Azerbaijan #COP29Baku #Azerbaijan #UAE #Baku #ClimateChange #ClimateAction #Albania @MohamedBinZayed @COP29_AZ@UNFCCC@UAEEmbassyAZ @ediramaal pic.twitter.com/6vDUQi8poq
— UAE Forsan (@UAE_Forsan) November 12, 2024