Shqipëria ka makinën e parë të blinduar, të prodhuar në vendin tonë dhe nga një kompani shqiptare. Ajo mban emrin "Shota" dhe do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris, javën e ardhshme.
Makina është dizenjuar nga shqiptari Grigor Andoni dhe bërë realitet nga kompania "TIMAK" e drejtuar nga Arjeta Puca.
Vajzat e kompanisë së saj e kanë ndërtuar blindin e parë "Made in Albania" për 3 muaj, duke ngjallur interes të madh nga shtete të huaja për mjete të tjera të së njëjtës natyrë, apo dhe ambulanca, zjarrfikëset e produkte të tjera sipas nevojave.
Siç shihet dhe nga këto pamje të "Shotës", ajo ka një dizajn shumë të veçantë, me një turi tepër dinamik që mban të gdhendur me krenari emrin shqiptar.