Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Shefi i ri i NATO-s, e mbani mend kur Mark Rutte erdhi me këpucë të grisura në Tiranë?!

Shkruar nga Newsbomb
Shefi i ri i NATO-s, e mbani mend kur Mark Rutte erdhi me këpucë
IIustrim Edi Rama dhe Mark Rutte - Kepuca e grisur

Kryeministri në ikje i Holandës, Mark Rutte do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s. Këtë të mërkurë, Këshilli i Atlantikut të Veriut vendosi për emërimin e tij si pasues i Jens Stoltenberg dhe detyrat do t'i marrë prej datës 1 tetori 2024.

Mandati i Jens Stoltenberg përfundon po vjeshtën e vitit 2024, pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.

Për shqiptarët që nuk e mbajnë mend, Mark Rutte është politikani i lartë europian që në vitin 2021 gjatë një samiti të rëndësishëm në Tiranë, u fotografua në tapetin e kuq të mirëseardhjes me këpucë të grisura.

Shefi i ri i NATO-s, e mbani mend kur Mark Rutte erdhi me këpucë
Fotografia qe fiksoi A.Babani ne Samitin e Tiranes

Mjeshtri i fotografisë Armando Babani arriti të fiksonte këpucët e kryeministrit holandez, i cili tashmë është zgjedhur dhe Sekretar i Përgjithshëm i aleancës më të fuqishme ushtarake të botës, një foto që bëri xhiron e mediave kombëtare dhe jo vetëm.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor u mbajt në Tiranë në vitin 2021 dhe Mark Rutte ju përgjigj pozitivisht ftesës së Edi Ramës. Ai mori shumë dhurata si kryeministër i Holandës, pasi siç u shpreh Rama, ato ishin edhe për vitet e munguara që ai nuk kishte ardhur në Shqipëri.

Shefi i ri i NATO-s, e mbani mend kur Mark Rutte erdhi me këpucë
Mark Rutte dhe Jens Stoltenberg, sot me 26 Qershor 2024 ne seline e NATO-s

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese