Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pak pas mbylljes së seancës plenare “akuzoi socialistët” se i vodhën xhupin.
“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet. Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep. (Prova qe isha me xhup ne mengjes)”, shkruan Korreshi në postimin e tij të publikuar në “Facebook”.
Epo, si duket demokratit nuk ia ka vjedhur askush xhupin. Ka qenë asistentja e Kuvendit ajo e cila i ka komentuar në postimin e tij duke e njoftuar se xhupin e ka harruar në sallë.
"Në fakt ishte një xhup lart që s'po e gjenim pronarin", shkruan Arbia Brace.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll