Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Një kafe liderësh në Budapest dhe takimi i ngrohtë i Ramës me ish-shefin e Inteligjencës turke

Shkruar nga Newsbomb
Një kafe liderësh në Budapest dhe takimi i ngrohtë i
Takimi per Komunitetin Politik ne Budapest

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë tre ditë më parë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku është takuar me liderët e tjerë të BE dhe vendeve aleate. Në një moment, Rama, Erdogan dhe presidenti hungarez Nikos Christodoulides kanë konsumuar një bisedë informale.

Më vonë, atyre ju është bashkuar dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, ish-kreu i Inteligjencës turke për 13 vite Hakan Fidan, i cili shihet teksa qëndron pranë kryeministrit Edi Rama. Vëmendjen e merr dora e ngrohtë e Fidan mbi krahun e Ramës.

Një kafe liderësh në Budapest dhe takimi i ngrohtë i
Takimi per Komunitetin Politik ne Budapest

Ministri i Jashtëm turk erdhi për herë të parë në Shqipëri në muajt e parë të këtij viti dhe sërish në hapjen e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë.

Për 13 vite me radhë, nga 2010, Firdan ka shërbyer si shef i inteligjencës turke. Vitin e kaluar, ai zëvendësoi në detyrën e ministrit të Jashtëm diplomatin Mevlut Çavusoglu. “Rojtar të sekreteve” e ka konsideruar presidenti turk Hakan Fidan.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed