Hapësire reklamuese

Social Bomb

Ministrat socialistë pozojnë të qeshur nga Parisi: Krenarë për pritjen që Shqipëria po merr!

Shkruar nga Newsbomb
Ministrat socialistë pozojnë të qeshur nga Parisi: Krenarë
Ministrat socialiste te qeshur nga Parisi

Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij ndodhen prej pasdites së të enjtes në Francë, ku po zhvillojnë takime zyrtare dhe sot janë pritur me një ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin "Elysee".

Dy liderët nënshkruan një marrëveshje ndërqeveritare, për menaxhimin e ujit, turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.

Presidenti Macron evidentoi gjatë fjalës së tij se Agjencia franceze e zhvillimit do të mbështesë Shqipërinë për reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik. Menjëherë pas firmosjes së marrëveshjeve mes ministrave respektivë, anëtarët e kabinetit të Ramës kanë pozuar të qeshur së bashku.

Arbjan Mazniku i Pushtetit Vendor, Ogerta Manastirliu e Arsimit, Linda Karçanaj e AKSHI, Adea Pirdeni e Antikorrupsionit, Mirela Kumbaro e Turizmit, Blendi Gonxhja i Ekonomisë dhe Endri Fuga i PR pozojnë të qeshur nga Elysee.

"Krenar për pritjen që Shqipëria po merr në Francë! Merci", shkruan ministri Blendi Gonxhe dhe ndan fotografinë e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese