Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka martuar një çift të ri në institucionin që drejton. Teksa ndan një fotografi krah Ledjanës dhe Hardyt, një vajzë shqiptare nga Kolonja dhe një i ri nga Britania e Madhe, ai thotë se një djalë britanik sapo është "kolonjarizuar".
"Ledjana dhe Hardy lidhën martesë sot para meje. Sapo Kolonjarizuam një British boy. Kënaqësi për mua që të rinj e të reja (megjithëse jo në numrat që do doja të ishin) e duan qytetin dhe vendin e tyre! Me trashëgime", shkruan kryebashkiaku Erion Isai.
Një ngjarje e bukur në bashkinë e vogël në juglindje të Shqipërisë, që tregon se nuk janë vetëm të rinjtë shqiptarë ata që po braktisin vendin për të shkuar drejt ishullit, por ka dhe djem nga Britania e Madhe që vijnë në Shqipëri.
I till është dhe rasti i Hardy, një djalë britanikë që dashurinë me Ledjanën, një vajzë shqiptare ka vendosur ta kurorëzojë në vendin e saj të lindjes, në qytetin e Kolonjës.
Erion Isai është një aktor i njohur i humorit në Shqipëri dhe tashmë drejton Bashkinë e Kolonjës. Ai është në mandatin e tij të dytë, prej zgjedhjeve të 14 Majit 2023, pasi ka fituar besimin e strukturave të Partisë Socialiste, si dhe popullit të Ersekës e Kolonjës, që e ka votëbesuar për herë të dytë.
© Newsbomb.al