Një zë ndryshe me një këngë vetmie e ndarje, solli Kanita në festivalin e Këngës Magjike në natën e parë të tij dje në mbrëmje. Kanita, një këngëtare e re që ka pasur disa sprova të rëndësishme në X factor dhe mandej edhe në këtë festival të Këngës Magjike, i këndon dhimbshëm ndarjes dhe vuajtjes pa shkak pas saj.
Por gjithë habia e mëngjesit të sotëm është pikërisht deputetja Monika Kryemadhi, që ka ndarë në rrjetet sociale këngën e këngëtares me shënimin e vetëm: Si munde ti…
Padyshim, kujtdo i shkon në mendje se ndarja e Monika Kryemadhit nga ish-bashkëshorti Ilir Meta mund të jenë fiks si vargjet e këngës së Kanitës. Por çfarë e lidh këngëtaren e Këngës Magjike me Monika Kryemadhin? A është vetëm rastësi apo ka diçka më shumë?
Si duket Monika është inspirim për këngëtaren, e cila s'ka nguruar t'ia shprehë në koment vlerësimin që ka për të.
"Je inspirimi im. Të dua", shkruan Kanita në postimin e Kryemadhit.
Pjesë nga kënga
Nuk jam unë vetja prej se ike ti
Ku jam une ende pse ketu po rri
Nuk ndjej asnjë ndjesi
Nuk e shoh asnjë objekt në hapësirë
Po në kokën time sillesh vetëm ti
Si munde ti
Si më ke vrarë në shpirt më ke vrarë
Si munde ti
Sikur kristal nëpër copa m’ke ndarë
Tani vecse laj me lot mërzinë…
View this post on Instagram