Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Ju kujtohet ariu Pashuk? Zinxhiri i trashë po i merrte jetën në Shqipëri, shihni ç’ka ndodhur me të në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb

Ju kujtohet ariu Pashuk? Zinxhiri i trashë po i merrte jetën në

Të gjithë duhet ta mbani mend ariun Pashuk, që jetonte i izoluar në një kafaz pranë një restoranti në vendin tonë në qytetin e Fierit. Bëhet fjalë për një ngjarje të raportuar plot 8 vite më parë, kur instancat përkatëse ndërhynë për t’i shpëtuar jetën. Zinxhiri me të cilin kishte qenë i lidhur, kishte depërtuar disa milimetra nën lëkurë, të paktën siç raportonin ekspertët asokohe.

Sot, Pashuku gëzon shëndet të plotë. I transferuar në “Bear Sanctuary” në Prishtinë, ariu është në vend të sigurtë dhe me një panoramë plotësisht të kundërt nga ajo që shihej në Shqipëri. Ky azil është një vend rehabilitimi për kafshët, që të jetojnë dhe të shërohen nga traumat e së shkuarës.

Pashuk ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, teksa shijon lirinë në një hapësirë të gjelbër të dedikuar. E siç shihet edhe në video, ai duket në gjendje të mirë shëndetësore, ndryshe nga viti 2016-të, që ishte gati të jepte shpirt për shkak të keqtrajtimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed