Hapësire reklamuese

Social Bomb

Harrojini fytyrat perfekte, qerpikët fals dhe make-up, nga 14 Janari Instagram e Facebook fshijnë filtrat e bukurisë

Shkruar nga Newsbomb
Harrojini fytyrat perfekte, qerpikët fals dhe make-up, nga 14 Janari
Fotografi ilustruese

Kompania e Mark Zuckerberg, Meta, po përgatitet t’i heqë përfundimisht filtrat e bukurisë në platformat Instagram dhe Facebook. Kjo do të thotë se nuk ka më fytyra me lëkurë perfekte, qerpikë fals dhe make-up profesional.

Kompania ka lëshuar një njoftim për shtyp ku sqaron:

Pas një vlerësimi të plotë, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e platformës Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta në fuqi. Por pavarësisht kësaj, Meta është në dispozicion si për përdoruesit tanë ashtu edhe për të gjithë familjen tonë të aplikacioneve”.

Sipas specialistëve të këtij sektori, ky vendim merret më shumë si një përpjekje për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet që lidhen me standardet jonatyrore dhe daljes sa më shumë nga realiteti.

Platforma ‘Meta Spark’ përdorej për të krijuar filtra të fytyrës si ata që shihni në “Snapchat” ose “TikTok” që ju bëjnë të dukeni të vjetër, të ri, imagjinojnë si një personazh vizatimor, të mundësojnë ndryshimet në fytyrë e shumë opsione të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese