Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

FOTOLAJM/ Dashnor Sula i jep rrobat e burgut Ulsi Manjës: Çoja të burgosurve se s'kanë

Shkruar nga Newsbomb
FOTOLAJM/ Dashnor Sula i jep rrobat e burgut Ulsi Manjës: Çoja
Dashnor Sula dhe Ulsi Manja

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i ka dorëzuar uniformën e të burgosurit që mbante veshur sot në seancë, ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

Duke vazhduar me ironi dhe tallje, ai i thotë qeverisë të hapin një tender që të burgosurit të vishen me “Hugo Boss” sepse nuk kanë një uniformë të tyre por marrin rroba nga shtëpia.

Dashnor Sula: Tmerri juaj është Sky Eç. Ju nuk doni opozitën, sepse nuk doni që të dalin lakrat në shesh.Tmerri juaj është Sky e Enchro, ku flisni me kriminelë. Bëni tendera vetëm për vjedhje.

Edhe do u thosha edhe diçka. Në të gjithë botën, të burgosurit janë me veshjet e tyre, ndërsa tek ne kanë rrobat e tyre që i marrin nga shtëpitë. Bëni ndonjë tender për të burgosurit që të vishen me Hugo Boss. Së paku ata të burgosur të shkretë të veshin një palë rroba.

FOTOLAJM/ Dashnor Sula i jep rrobat e burgut Ulsi Manjës: Çoja

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese