Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Fotografia e veçantë: Intervista e fundit e Berishës si Kryeministër dhe fitorja e Ramës 4 ditë më pas! Tani përballen për herë të parë që nga 2013

Shkruar nga Newsbomb
Fotografia e veçantë: Intervista e fundit e Berishës si
Fotografia e publikuar nga Sokol Balla

Gazetari i njohur Sokol Balla ka publikuar në llogarinë e tij një fotografi të veçantë, ose më saktë dy; intervista e fundit e Sali Berishës si Kryeministër në vitin 2013 në studion e “Top Story” dhe katër ditë më pas, Edi Rama po në atë studio konfirmoi fitoren historike të PS.

Balla e konsideron atë si një fotografi që ndan dy epoka, pasi 12 vjet pas asaj ngjarje, Sali Berisha dhe Edi Rama do të përballen për herë të parë direkt në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 Mait.

“Nje foto dy epoka: E enjte 20 qershor 2013, Sali Berisha jep intervisten e fundit si Kryeminister dhe si Kryetar i PD. E hene 24 qershor, Edi Rama jep intervisten e pare pas fitores: Une, do jem Kryeministri i Ri. Sot te dy nisin betejen e re perballe njeri - tjetrit, e para direkt balle per balle, qe prej 12 vjetesh”, shkruan gazetari.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare të 2013 me mbi 1 milionë vota dhe erdhi në pushtet pas 8 vitesh qeverisje të Partisë Demokratike. Që atëherë, të majtët drejtojnë Shqipërinë në mandatin e tretë radhazi dhe në 11 Maj synojnë mandatin e katërt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese