Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

FOTO/ Vula i iku nga duart, Lulzim Bashën e “braktisin” edhe demokratët

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Vula i iku nga duart, Lulzim Bashën e “braktisin” edhe
Lulzim Basha ne Kuvend

Me “ikjen” e vulës të Partisë Demokratike te Sali Berisha, si duket Lulzim Bashës i kanë "ikur" edhe deputetët. Këtë të mërkurë, gjatë seancës plenare Basha u fotografua teksa qëndronte i vetëm në sallë.

Ndryshe nga ish-bashkëpunëtorët dhe ish-kolegët e tjerë demokratë të cilët shihen bashkë në Kuvend, demokrati nuk ka pranë vetes asnjë nga deputetët që deri më sot kanë qëndruar afër tij.

FOTO/ Vula i iku nga duart, Lulzim Bashën e “braktisin” edhe

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit nuk pranoi ankimimin e Lulzim Bashës dhe la në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit. Me ketë vendim vula kaloi në duart e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Trupa gjykuese që përcaktoi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Saga se kujt i përket vula e Partisë Demokratike vazhdonte dhe zvarritej prej më shumë se 2 vitesh, por ditën e djeshme mori fund.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese