Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

FOTO/ Italia nuk njeh flamurin shqiptar, mban ceremoni të veçantë në Tiranë por përdor flamurin kinez

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Italia nuk njeh flamurin shqiptar, mban ceremoni të
Flamuri kombetar i prodhimit kinez ne festen e Amb. se Italise

Ambasada e Italisë në Tiranë ka organizuar një ceremoni të veçantë për të festuar Ditën e Bashkimit Kombëtar dhe të Forcave të Armatosura, një ditë për të gjithë gratë dhe burrat nën uniformë që i shërbejnë selive diplomatike italiane në gjithë botën.

"Pas një momenti prekës në përkujtim të të rënëve të të gjitha luftërave, më 4 nëntor u nderuan, në Tiranë, Forcat tona të Armatosura dhe gratë e burrat e shumtë që i shërbejnë Italisë çdo ditë në mbarë botën", shkruan Ambasada Italiane në Tiranë.

Deri këtu gjithçka duket në rregull. Por në pamjet e shpërndara nga selia diplomatike në llogaritë e veta, shihet se Italia ende nuk e njeh flamurin kombëtar të Shqipërisë. Madje e përdhos atë duke vendosur në vend të atij origjinal, kopjen e shëmtuar kineze.

FOTO/ Italia nuk njeh flamurin shqiptar, mban ceremoni të
Flamuri kombetar i prodhimit kinez qe u porosit nga qeveria Berisha

Vite më parë, për 100 vjetorin e Pavarësisë, qeveria shqiptare vendosi të merrte nga Kina miliona kopje të flamurit kombëtar, të cilat në fakt dolën të deformuara.

Flamuri kinez ka disa elementë të gabuar, por më kryesoja është gjuha e shqiponjës dykrenore, e cila është e ngjitur me pjesën e poshtme. Pavarësisht skandalit të madh që shkaktoi në vitin 2012, u ndërmorën mjaft nisma për zëvendësimin e flamurit të prodhimit kinez, por siç duket disa paskan mbetur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese