Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Fenomeni i “YouTube” zbarkon në Tiranë, takim me Edi Ramën dhe "tërbon" të rinjtë shqiptar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Fenomeni i “YouTube” zbarkon në Tiranë, takim me Edi
Pamje nga takimet e Yotuberit të njohur në Tiranë

Personazhi i famshëm i internetit në SHBA, IShowSpeed ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme. Një vizitë e dëshiruar prej kohësh nga ai, i cili ka një fanbase të madh shqiptarësh, kryesisht moshat e reja që lundrojnë çdo ditë në rrjete sociale.

Fenomeni që pushtoi internetin gjatë karantinës pas mbërritjes në Tiranë, e filloi transmetimin e tij live në Youtube në pedonalen e kryeqytetit e në sheshin “Skënderbej” e priste një turmë e "çmendur" të rinjsh me të cilët ndau foto, autografe e momente gazmore.

Speed pati gjithashtu një takim ku u prit nga kryeministri Edi Rama në zyrën e tij. Amerikani zhvilloi një bashkëbisedim me Ramën e më pas u largua drejt stadiumit "Air Albania" në një nga dyqanet e jashtme.

E pazakontë në Shqipëri, turma e madhe e të rinjve që brohorisnin në mbështetje të influencerit. Vetë Speed disa herë gjatë transmetimit u shpreh se kjo është turma më e ‘çmendur’ që ka përjetuar në të gjithë vizitat e tij nëpër botë, ndërsa e dyta sa i përket numrit të fansave pas Koresë së Jugut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese