Hapësire reklamuese

Social Bomb

Ekipi i K9 në Policinë e Kosovës zë vendin e parë në garën e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Ekipi i K9 në Policinë e Kosovës zë vendin e parë
Ne qender, zyrtari i Policise se Kosoves me qenin e tij

Ekipi i Njësisë Policore të Qenëve (K9) nga Policia e Kosovës ka zënë vendin e parë në garën e mbajtur në Tiranë. Zyrtarët policorë nga Kosova kanë marrë pjesë në garën "Demonstrimi Rajonal i Njësive Policore të Qeneve (K9)" zhvilluar në datat 4 deri më 7 qershor.

Njësitë e qenve të policisë nga Tirana, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Prishtina morën pjesë në këtë veprimtari dhe realizuan demonstrime në disiplina të ndryshme si bindja, zbulimi i narkotikëve dhe i armëve të zjarrit.

Përgjatë dy ditëve përpara demonstrimit, ekipet nga Ballkani Perëndimor realizuan një stërvitje të përbashkët në mjediset e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit dhe në ditën e tretë u zhvillua gara në parkun “Rinia”, e hapur për publikun.

Në pjesën e garës për dëgjueshmëri, zyrtari policor i Policisë së Kosovës së bashku me qenin e tij, kanë zënë vendin e parë dhe kanë pranuar një trofe simbolik.

Ekipi i K9 në Policinë e Kosovës zë vendin e parë
Një njësi e qenve të policisë demonstron aftësitë në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të zjarrit, në një veprimtarinë rajonale organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Tiranë, 7 qershor 2024. (OSCE/Joana Karapataqi)

Demonstrimi rajonal i njësive të qenve të Policisë (K9) në zbulimin e narkotikëve dhe armëve të zjarrit u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, nga Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Demonstrimi rajonal ishte ndër veprimtaritë e shumta të projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta (AVL)”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së, me fonde të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese