Hapësire reklamuese

Social Bomb

Edi Rama në Gjermani për Kombëtaren, vendasit i tregojnë ku gatuhet mirë por i ndodh e papritura

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama në Gjermani për Kombëtaren, vendasit i tregojnë ku
Edi Rama me shqiptaret ne Gjermani

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjen e parë të Kombëtares Shqiptare. Sot kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e tyre të parë të Europianit, në stadiumin e Dortmundit, përballë përfaqësueses italiane.

Ai thotë se ka pyetur miqtë gjermanë se ku mund të konsumonte diçka të mirë dhe ata i kanë sugjeruar një restorant buzë rrugës kryesore.

Kur ka shkuar aty, kryeministrit i ka ndodhur e papritura. Edi Rama është ulur mes burrave me përparëse gatimi e qeleshe dhe thotë se ata janë të gjithë shqiptarë.

"Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet", shkruan kryeministri mbi fotografinë që ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, duke treguar se ka drekuar me shqiptarët që ka gjetur atje.

Mbrëmjen e sotme të gjithë shqiptarët do të jenë me “sy e veshë” nga Dortmundi. Kombëtarja shqiptare do të sfidojë Italinë në “Signal Iduna Park” në orën 21:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre në Euro 2024.

Emocionet kanë “kapluar” tifozët, të cilët kanë “pushtuar” Dortmundin dhe mbështetja e tyre do të jetë mjaft e madhe në shkallët e stadiumit. Dortmundi “flet” shqip dhe tashmë mbizotërojnë kudo ngjyrat kuqezi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese