
Pamje te shperndara nga Edi Rama
Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka ndarë një video në llogarinë e tij, duke veshur këpucët për në mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Socialiste. Siç duket, janë një palë atlete me numrin pesë në të dyja anët, numri i PS në fletën e votimit.
Ndërkohë, qëllimisht socialistët do të hapin fushatën në orën 12:00, sot më datë 12 Prill, në të njëjtën kohë në të 12-ta qarqet e Shqipërisë, për 12 yjet e Bashkimit Europian.
“Ja Berati, fillon maratona. Vetëm 5-ën”, dëgjohet të thotë kryetari i PS, ndërsa ndan me ndjekësit momentin e veçantë të mbathjes së atleteve, të cilat mesa kuptohet janë prodhuar në një fabrikë këpucësh në qytetin e Beratit.
Sondazh
Poll