Hapësire reklamuese

Social Bomb

Deputeti socialist shfaqet krah Erdogan në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, "look" i Agron Çelës merr gjithë vëmendjen

Shkruar nga Newsbomb
Deputeti socialist shfaqet krah Erdogan në hapjen e Xhamisë së
Deputeti Agron Çela gjate takimit me Erdogan

Xhamia e Madhe e Namazgjasë është prej ditës së sotme një realitet dhe ëndërr e jetësuar e besimtarëve myslimanë. Presidenti Erdogan dhe kryeministri Rama prenë sot shiritin e inaugurimit, ndërsa të pranishëm kanë qenë shumë politikanë e personalitete të vendit.

Mes tyre, ka qenë dhe socialisti shkodran Agron Çela, i cili është takuar me presidentin turk dhe ka shpenzuar disa minuta pranë tij. Mirëpo, pavarësisht këtij momenti të rëndësishëm me Erdogan, gjithë vëmendjen e ka marrë "look" i Agron Çelës.

Politikani shkodran ka vendosur të lërë mjekër më të gjatë se zakonisht, që bie menjëherë në sy. Vetë Çela thotë se e ka falenderuar Erdogan për dhuratën që vendi i tij i ka bërë besimtarëve myslimanë dhe gjithë Shqipërisë, duke i dhënë xhaminë më të madhe në Ballkan.

Deputeti socialist shfaqet krah Erdogan në hapjen e Xhamisë së
Deputeti Agron Çela gjate takimit me Erdogan

"Hapja e dyerve të Xhamisë së Namazgjasë është një nga lajmet më të bukura të këtij tetori jo vetëm për besimtarët mysliman, por për çdo qytetar të Shqipërisë, tokës së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. I lumtur të isha pjesë e kësaj ceremonie dhe e një takimi të veçantë me presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama.

I shpreha falenderimet e mia presidentit Erdogan për këtë dhuratë që i ka bërë popullit tonë, por edhe për të gjithë mbështetjen e dhënë në vazhdimësi Shqipërisë. Kjo Xhami në zemër të Tiranës, i shton edhe më shumë bukurinë kryeqytetit shqiptar dhe vlerave që mbartin si komb, që ndër shekuj na kanë dalluar mes kombeve tjera", shkruan deputeti Agron Çela teksa ndan fotografitë e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese