
Më në fund dasmë në horizont… E do të thoni ju kush do të martohet? Kjo s’mund të dihet me siguri, por komentet në rrjetet sociale duket se kanë nxjerrë zbuluar Endri Shabanin me të fejuarën e tij.
Kreu i Nismës “Thurje” ka postuar një fotografi në facebook-un e vet ku shfaqet në një ceremoni martesore, ndërsa partnerja ka arritur të kapë lulet e nuses siç e do tradita.
Kaq ka mjaftuar dhe reagimet kanë vërshuar “lumë”, ndërsa objektivit të Newsbomb.al nuk mund t’i shpëtonte komenti i Livia Stavrit. E fejuara e kreut të Nismës “Thurje” me sa duket nuk ka ndërmend ta shtyjë më gjatë kurorëzimin me martesë me partnerin e saj, teksa e “kërcënon”.

Ajo shfaqet me lule në duar duke shkruar: “Bëhu gati”. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Shabanit përmes një emoji, ndërsa komentet e ndjekësve nuk kanë munguar duke u përpjekur të shtyjnë çiftin për të shkuar drejt altarit.
Mos vallë kjo fotografi e këto komente publike tregojnë pikërisht se në horizont do të kemi një dasmë? Epo le të presim… Ku ka zë, asnjëherë s’është pa gjë!