Zyra e Edi Ramës në Kryeministri ka marrë përherë vëmendjen e mediave, për shkak të arredimit origjinal që ai i ka bërë, si dhe pikturave abstrakte e shumëngjyrëshe me të cilat ka mbuluar të gjitha muret.
Janë të gjitha krijime të tijat, të cilat janë reklamuar dhe në galeritë më të njohura të Europës. Por këtë herë vëmendjen e ka marrë një vizatim i djalit të tij të vogël, Zahos, që Rama e ka bërë me kornizë dhe e ka vënë në murin e zyrës.
"Babi jam krenar për ty", ka shkruar Zaho mbi fletën e bardhë, shoqëruar me disa zemra.
Në vizatim janë dhe dy njerëz, njëri tepër i gjatë dhe tjetri një fëmijë, pra Edi Rama dhe djali i tij i vogël, Zaho. Mesa duket, në mungesë të orëve të shumta të të atit pranë tij, Zaho i ka bërë një vizatim të veçantë që Rama e mban në zyrë.