Vitet kalojnë shpejt, koha “vrapon” e mosha “fluturon”, e për të gjithë suksesi dhe krenaria më e madhe është familja. E këtë krenari sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi e sheh te Aroni, te vogëlushi i tij i cili tani është shoku i tij më i ngushtë.
Aroni feston sot ditëlindjen, e një urim mjaft i ndjerë nga babi Blendi nuk kishte si të mungonte. Deputeti socialist ka ardhur së fundmi me një urim të ndjerë për djalin e tij, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim e lexojmë.
“Kur ishe i vogël dhe të pyesja ça të ka baba ty, ti më thoje Shok , e më gëzoje shumë! Tani që u rrite dhe të kam në krah si shokun tim më të ngushtë më bën krenar o Bir!!! Gëzuar ditëlindjen ARON”, shkruan Klosi.