Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

9 vjet vjet nga firmosja e koncesionit dhe 15 muaj në qeli, ndryshimi i fortë në pamje i biznesmenit të "Sterilizimit"

Shkruar nga Newsbomb
9 vjet vjet nga firmosja e koncesionit dhe 15 muaj në qeli, ndryshimi i
Ilustrim: Ilir Rrapaj ne 2015 dhe sot, ne 2024

Ilir Rrapaj, një nga aksionerët e kompanisë "Sani Service" që fitoi koncesionin e "Sterilizimit" më shumë se 9 vite më parë, është duke dëshmuar në komisionin hetimor në Kuvend. Ai po u përgjigjet pyetjeve të kryetares Albana Vokshi dhe kolegëve të saj, majtas dhe djathtas.

Mirëpo, siç shihet dhe nga këto pamje të drejtpërdrejta nga dëshmia në komisionin hetimor, Ilir Rrapaj ka një ndryshim të fortë në pamje, që nga koha kur në media janë fiksuar paraqitjet e tij të fundit në vitin 2015.

9 vjet vjet nga firmosja e koncesionit dhe 15 muaj në qeli, ndryshimi i
Ilustrim: Ilir Rrapaj ne 2015 dhe sot, ne 2024

Nëntë vjet pas firmosjes së këtij koncesioni shumë të anatemuar dhe prej vitesh objekt i punës së SPAK, biznesmeni pronar i "Sani Service" nuk i ngjan aspak personit që është shfaqur gati një dekadë më parë kur socialistët erdhën në pushtet.

Ilir Rrapaj ka 15 muaj në qeli, pas finalizimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për këtë koncesion. Nuk dihet nëse ndryshimi i tij në "look" lidhet me pasurinë e tij në rritje qëkur nisi të merrte miliarda nga shteti shqiptar, apo muajt në qeli i kanë lënë kohë të kujdeset për veten.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese