
Pas një turi të suksesshëm në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë dhe Korçë, moderatori dhe komediani i njohur Edi Oga do të ndalojë këtë të shtunë në Vlorë me shfaqjen e tij të njohur stand-up comedy "50... pa pak!".
Shfaqja do të zhvillohet në Teatrin "Petro Marko" më 3 maj, ora 19:00 dhe premton një atmosferë të mbushur plot humor dhe të qeshura pafund.
Pas suksesit të tij në qytetet e tjera, edhe publiku vlonjat do të përjetojë të njëjtën emocion dhe humor, që e kanë bërë Edi Ogën të preferuar nga shumë fansa.
“Çdo krijuesi i vjen mirë kur ia vlerësojnë punën!
Pas 11 shfaqjesh, rreth 1400 persona në 5 qytete e kanë parë 'stand up' komedinë time '50... pa pak!' Efekti ka qenë kaq pozitiv, sa pyetjen 'kur do ta japësh përsëri?' e marr shumë shpesh. Janë miq apo të afërm të atyre që e kanë parë...
Kam një falënderim shumë të sinqertë për të gjithë ata që besuan, erdhën, u zbavitën, qeshën dhe ua rekomanduan të tjerëve!
Më pyesin edhe 'kur do ta shohim në 'youtube'? Nuk do të jetë në 'youtube'. Shfaqja funksionon vetëm në skenë." – tha Edi Oga disa kohë më prarë.
Sondazh