Hapësire reklamuese

Aktualitet

“FBI të hetojë takimet e Yuri Kim me Mc Gonigal”, Mero Baze ironizon Berishën: Mosha bën të vetën, ambasadorja erdhi në 2020

Shkruar nga Newsbomb
“FBI të hetojë takimet e Yuri Kim me Mc Gonigal”, Mero

Gazetari Mero Baze ka ironizuar Sali Berishën pas deklaratës së bërë ditën e sotme, ku tha se FBI duhet të hetojë takimet e ambasadores së SHBA Yuri Kim me ish-zyrtarin e arrestuar Mc Gonigal dhe kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në  Facebook, Baze shkruan se “ish zyrtari i lartë i FBI ka ardhur në Shqipëri më 2017 dhe 2018 kur ambasador ka qenë Donald Lu, ndërsa Yuri Kim ka ardhur ambasadore në Tiranë më 2020.

“Sali Berisha e akuzoi sot ambasadoren e SHBA Yuri Kim se ajo ka marrë pjesë "në dreka e darka me Mc Gonigal dhe Edi Ramën” dhe ndaj duhet hetuar nga FBI.

Tani është e njohur publikisht që ish zyrtari i lart i FBI ka ardhur në Shqipëri më 2017 dhe 2018 kur ambasador ka qenë Donald Lu ndërsa Yuri Kim ka ardhur ambasadore më 2020. Mosha bën të vetën.”, shkruan Mero Baze.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese