Hapësire reklamuese

Bota

FBI sekuestroi dokumente “TOP SECRET” nga rezidenca e Donald Trump në Mar-a-Lago

Shkruar nga Newsbomb
FBI sekuestroi dokumente “TOP SECRET” nga rezidenca e Donald Trump

Agjentët e FBI-së amerikane kanë sekuestruar dokumente të klasifikuara nga rezidenca private te ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, gjatë bastisjes së paprecedentë ditën e hënë.

Fox News raporton se disa prej dokumenteve të klasifikuara që u sekuestruan në rezidencën e Trump, ishin të shënuara si “Top Secret”.

Agjentët e FBI-së morën afërsisht 20 kuti nga ambientet e rezidencës, duke përfshirë një grup dokumentesh të shënuar si “Dokumente të ndryshme të klasifikuara/TS/SCI”, që i referohet informacionit tepër sekret/sensitiv.

Agjentët morën tre lloje dokumentesh nga rezidenca, ato të klasifikuara “tepër sekret”, “sekret” dhe “konfidenciale”. Megjithëse është ende e paqartë përmbajtja e dokumenteve.

Ish-presidenti dhe ekipi i tij kundërshtuan deklaratat, duke thënë se të gjitha dokumentet që ndodheshin në rezidencë ishin të deklasifikuara.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se Departamenti i Drejtësisë kishte paraqitur një mocion për bërjen publike të urdhrit për bastisjen e rezidencës së Trump, për shkak të interesit tepër të lartë publik.

Sondazh

Poll