Byroja Federale e Investigimit ka planifikuar t’i tregojë shumë pak Shtëpisë së Bardhë rreth mënyrës se si arriti të thyente sigurinë e smartfonit iPhone, të përdorur nga autori i masakrës së San Bernardinos.
Por vendimi i FBI për të mos i treguar Apple se si ia arriti të hakojë telefonin nëpërmjet një programi sekret, pritet ta lerë gjigandin e teknologjisë në errësirë rreth dobësisë për t’u futur në produktet e saj. Mesa duket Apple nuk do të jetë në gjendje ta rregullojë defektin në program që i ka lejuar FBI-së të zhbllokojë telefonin duke nxjerrë prej tij të dhënat e përdoruesit.
FBI pagoi plot 1.3 milion dollarë për programin që i mundësoi të hakojë smartfonin.