Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
0.5kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
20 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

FBI gjen trupin e 22-vjeçares Gabby Petito

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agjentët e FBI në SHBA thonë se trupi i gjetur më herët gjatë ditës së sotme në Pyllin Kombëtar të Teton County, ëyoming, i përket 22-vjeçares Gabby Petito.

22-vjeçarja Petito u raportua e zhdukur nga familja e saj më 11 shtator, por ngjarja u mbulua nga misteri kur i dashuri i saj, Brian Laundrie u kthye i vetëm në qytet.

23-vjeçari me të cilin Petito kishte rreth dy vite që zhvillonin udhëtime turistike në zona të ndryshme të SHBA, nuk pranoi të fliste duke e bërë edhe më të vështirë hetimin.

Familjarët e vajzës 23-vjeçare drejtuan gishtin nga i dashuri i saj, por autoritetet nuk kanë ende prova për ta akuzuar. Laundrie prej dy ditësh është në arrati.

Falë ndihmës së qytetarëve që kishin hasur furgonin e bardhë me të cilin çifti udhëtonte, agjentët mundën të identifikonin zonën.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet familjes Petito, për humbjen e vajzës së tyre të dashur. Trupi i gjetur përkon me të. Por nuk ka ende një analizë forenzike për ta thënë me 100% saktësi. Gjithashtu shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar”, tha një zyrtar i FBI për mediat, raporton newsbomb.al.

210917003859 brian laundrie bodycam footage exlarge 169
I dashuri i shpjegon policisë grindjen me 23-vjeçaren, ndërsa Gabby Petito qëndron e ulur dhe duke qarë në një prej makinave të policisë.

Në datën 1 shtator policia iu përgjigj një telefonate nga një zonë e pabanuar në Utah. 23-vjeçarja ishte zënë me të dashurin dhe kishin ndaluar me furgon buzë rrugës. Policia atë ditë mori dëshminë e të dyve, dhe vendosi t’i ndajë për një natë.

Për shkak të mosngritjes së akuzave për dhunë fizike, ata u lanë të lirë ditën e nesërme.

Ajo shpesh dokumentonte udhëtimet me të dashurin përmes video-ve dhe fotografive dhe dëshironte të hapte ntë blog rreth këtyre udhëtimeve turisitke.

fgwegw3eg3g
Çifti postonte videot e udhëtimeve të tyre në rrjetet sociale
sdrge45g4g
Një shpallje njofton zhdukjen e 22-vjeçares Gabby Petito
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img