Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
25 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Faza e III-të e reformës në drejtësi – 40 ligje për diskutim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Faza e tretë e reformës në drejtësi përfshin diskutimin e një pakete me rreth 40 projektligje, që pritet të shqyrtohen nga komisioni i Ligjeve në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa brenda muajit mars do të miratohen në parlament.

Paketa parashikon ndërhyrje në pjesën më të madhe të ligjeve që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, me qëllim riorganizimin e tyre, pas miratimit të reformës në drejtësi.

Procesi konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me thelbin e funksionimit të sistemit dhe me dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Ndër pr/ligjet, për nga rëndësia, veçohen ndërhyrjet në kodet e procedurave, sidomos në kodin e procedurës penale.

Në ditët e fundit të sesionit parlamentar nisi puna me diskutimin e drafteve të para si, ligji organik për Presidentin, ligji antimafia apo ai “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. Edhe kjo fazë e reformës do të asistohet nga ekspertët e misioneve ndërkombëtare EURALIU-s dhe OPDAT, ndërsa është menduar që procesi të jetë gjithëpërfshirës, ku te merret mendimi i subjekteve të interesuara, por dhe opinionit publik.

Reforma në drejtësi, qe konsiderohet kushti kyç për procesin e integrimit në BE, ka përmbyllur tashmë dy fazat e para të saj, me miratimin e ndryshimeve kushtetuese më 22 korrik dhe me miratimin me pas te 7 ligjeve mbështetëse.

Më shumë

spot_img