Favorizuan biznesmenin, shkarkohen nga detyra 5 punonjës policie në Tiranë, mes tyre dy drejtues të lartë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:28 24-08-2017 Favorizuan biznesmenin, shkarkohen nga detyra 5 punonjës policie në Tiranë, mes tyre dy drejtues të lartë

Shkarkohen nga detyra 5 punonjës policie, mes tyre dy drejtues të lartë në Tiranë.

Shkak për këtë shkarkim është bërë zbulimi i abuzimit me detyrën, pasi nuk kanë reaguar dhe nuk kanë zbatuar ligjin lidhur me një ndërtim pa leje në kryeqytet.  Bëhet fjalë për ndërtimin e një bar-kafe në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Tiranë”. Po ashtu, pjesë e këtij aksioni është bërë edhe një inspektor i i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.

Sipas policisë, më datë 23.08.2017, në orën 23:30, nga Sektori për Krimin Ekonomiko Financiar në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SH.Ç.B.A), dhe Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, si dhe me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “NDËRTIMI-3”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1. Roland Skënderi, 40 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë oficer policie për Krimet, në Komisariati i Policisë nr.2-Tiranë.

2. Shyqyri Gega, 50 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Gjeolog, i punësuar si Inspektor i lartë tek IMT Bashkia Tiranë.

Proçedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, dhe “shpërdorim detyre”, pasi më datë 23.08.2017, në vëndin e quajtur rr. Muhamet Gjollesha, pallati ML, shtetasi Roland Skënderi ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kopetente konkretisht një lokal bar kafe.

Nga ana e Inspektorit të Inspektoriatit Mbrojtjes së Territorit, edhe pse morën dijeni për këtë ndërtim pa leje nuk kanë nxjerr vendim për prishjen e tij por e kanë lejuar duke u mjaftuar me pezullim të punimeve dhe pa njoftuar policinë e shtetit për ndërtimin pa leje ku kanë sjellë pasoja ndaj interesave të ligjshme të shtetasve (banorëve të pallatit), në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, prashikuar nga nenet 199/a dhe 248 e 25 Kodit Penal.

Gjithashtu nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë marrë masa administrative për oficerët e policisë si më poshtë;

 Shkarkim nga detyra për shefin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

 U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Shefin e policimit në komunitet, pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

 U shkarkua nga detyra dhe ka filluar hetimi disiplinor për Specialistin e policisë kriminale (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë.

 U shkarkua nga detyra dhe filloi hetimi disiplinor për Specialistin e policisë së rendit (që mbulon zonën), pranë komisariatit nr.2-Tiranë 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098750591278076
array(1) { ["section"]=> string(109) "favorizuan-biznesmenin-shkarkohen-nga-detyra-5-punonjes-policie-ne-tirane-mes-tyre-dy-drejtues-te-larte-90006" }