Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Fauci ngre alarmin: Covid-i afatgjatë është emergjencë “tinëzare” e shëndetit publik

Lajme të ngjashëm

Dr Anthony Fauci, një nga ekspertët më të mirë të sëmundjeve infeksioniste në SHBA, ka paralajmëruar për “shpalljen e fitores së parakohshme” ndaj pandemisë, për faktin se Covid-i afatgjatë përfaqëson një emergjencë “tinëzare” për shëndetin publik që prek miliona njerëz.

Në një intervistë për “The Guardian”, Fauci nxit Kongresin amerikan të shmangë vetëkënaqësinë dhe të rivazhdojë fondet për të luftuar virusin dhe koronavirusin afatgjatë, një sëmundje që vazhdon të mundojë shkencëtarët dhe stafin mjekësor.

“Nuk është se kemi njerëz të shtruar në spital që po vdesin por funksioni i tyre po dëmtohet ndjeshëm. Për arsye që nuk janë të qarta, ky fenomen nuk tërheq shumë vëmendje por ka një shkallë të lartë vdekjesh”, tha ai. Fakti  është se Covid-19 ende vret 400 njerëz në ditë dhe ajo që kap vëmendjen publike është se miliona njerëz vuajnë nga Covid-i afatgjatë në SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se midis 10% dhe 20 % të të mbijetuarve të Covid-19 kanë mbetur me simptoma afatgjata si vështirësi në frymëmarrje, lodhje që mund të zgjasin edhe pas kalimit të infeksionit akut. 7.5 deri në 23 milionë amerikanë mendohet të kenë zhvilluar Covid-in afatgjatë. Nuk ka asnjë test për Covid-in afatgjatë dhe shkaku mbetet ende mister dhe është pak e njohur si ndërvepron me kushte të tjera mjekësore dhe fizike.

Vitin e kaluar Instituti i Shëndetit Publik, ku Fauci është drejtues i Institutit Kombëtar të Alergjive, infeksioneve dhe Sëmundjeve nisi një iniciativë prej 1.5 milion dollarësh për të përmirësuar aftësinë për të parashikuar, trajtuar dhe parandaluar Covid-19.

Kuptohet qartë që disa grupe janë më vulnerabël se disa të tjerë, të moshuarit, dhe çdokush me rast Covid-i të rëndë. Ajo që është më pak e parashikueshme, është se disa studime tregojnë se Covid-i afatgjatë është më i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt. Fauci është mirënjohës ndaj zemërgjerësisë së Kongresit dhe beson se SHBA-të do të udhëheqin botën në luftën kundër Covid-19.


Më shumë