Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Fauci i shqetësuar, paralajmëron variantin tjetër të Covid-19: Jemi në telashe, do të jetë më keq se Delta

Shkruar nga Newsbomb
Fauci i shqetësuar, paralajmëron variantin tjetër të

Epidemiologu Anthony Fauci ka dhënë alarmin e ri se mutacioni i ardhshëm i Covid-19 do të jetë më i rrezikshëm dhe ngjitës se variant “Delta”.

Ai ritheksoi dhe njëherë rëndësinë që vaksina ka për parandalimin e infektimeve, tani kur Amerika ka filluar që të shënojë përsëri raste rekord të së infektuarëve.

Fauci tha se rritja e fundit e infeksioneve ka prekur të gjithë ata persona të cilët nuk kanë marrë ende dozat e vaksinës anti-Covid.

 “Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë. Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve McClatchy.

Gjithashtu, epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “me fat” që kanë vaksina për të gjithë popullsinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll