Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Fatos Lubonja vesh jelekun portokalli: Të shkojmë te Kryeministria e ti nxjerrim nga zyra

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar sot protestës së banorëve te zona e ‘Astirit’ në Tiranë.

 

I veshur me jelek ngjyrë portokalli, frymëzuar nga jelekët e verdhë të Francës, i ka bërë thirrje shqiptarëve në mbarë vendin të bashkohen në protestë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga pushteti.

Lubonja u shpreh kauza e banorëve prek jo vetëm ata të zonës së Astirit, por të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Lubonjës në protestë:

Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin.

Është një protestë për të mbrojtur të gjithë Shqipërinë nga projektet që kanë. Të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo nuk është çështje e këtyre të Astirit, por është çështje e të gjithëve. Më herët fola për rastin e asaj aktivistes amerikane që mbeti dy vjet për të mbrojtur një pemë. Këta duhet të mbrojnë shtëpitë e tyre se janë edhe shtëpitë tona, në kuptimin që thashë më parë.

Sheshi dhe fakti që duan të ndërhyjnë këtu tregon që kemi një aferë korruptive. Ta transferojnë këtë rrugë të mbushur me njerëz te bulevardi te kryeministria, jo vetëm këta por nga e gjithë Shqipëria, dhe t’i nxjerrim nga zyra.

Më shumë

spot_img