Hapësire reklamuese

Politikë

Fatos Lubonja: Vendimi i DASH për Berishën, mbështetje e amerikanëve për Edi Ramën! Janë në lojë interesa të tjera por unë nuk i di

Shkruar nga Newsbomb
Fatos Lubonja: Vendimi i DASH për Berishën, mbështetje e

Analisti Fatos Lubonja thotë se vendimi i DASH që shpalli Sali Berishën person “NON GRATA” në Amerikë, është një vendim që “fsheh” interesa të tjera dhe jo për demokracinë e Shqipërisë.

Sipas Lubonjës, “regjimi i Edi Ramës” është rreziku më i madh për demokracinë në Shqipëri dhe jo Sali Berisha, pasi ky i fundit nuk ka pushtet dhe nuk përbën problem. Në “Real Story”, ai u shpreh se vendimi për Berishën mund të lidhet dhe me lobingje që bëhen në Amerikë.

“Unë vazhdoj t’i qëndroj tezës më mirë tre banda se një bandë. Por nëse bëhet fjalë për demokracinë në Shqipëri, shoh një rrezik të madh, një parti ka kapur shtetin të gjithë. Nuk shoh asnjë ndërhyrje në këtë mes. Dhe për mua kjo qartazi është mbështetje për njërën anë. Pse mbështesin Edi Ramën këta kur ai është problem sot, jo Berisha.

Kjo s’ka të bëjë me demokracinë. Por më shumë me interesa politike. Unë bëj pyetjen, cilat janë interest amerikane. Kam dy hipoteza. Njëra është që lidhet me lobinjgje që bëhen atje. Mund të jenë lobinjgje të caktuara.

Ky është një rast shumë i keq për mua. Kur Amerika bën këtë veprim, për mendimin tim nuk është prezente siç duam ta mendojmë ne, por e bën sepse do të mbështesë një regjim për interest e veta. Unë nuk e di sot”, tha Lubonja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.