Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Fatos Lubonja merr shembullin e Austrisë: Nëse duam të ecim me standade europiane, zgjedhjet duhen përsëritur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar ditën e sotme se zgjehdjet e 25 prillit duhen përsëritur nëse Shqipëria do të arrijë standardet europiane.

Ai mori shembullin e Austrisë, ku zgjedhjet presidenciale u përsëritën në vitin 2016 pasi dy qendra votimi u mbyllën para afateve të përcaktuara.

“Elementi i rreth 40 mln eurove në fushatë elektorale është i paligjshëm. Është ky argument i mjaftueshëm për të anuluar zgjedhjet, unë them se po. Për dy qendra votimi që u mbyllën para kohe në Austri, u përsëriten zgjedhjet. Kemi përdorim të madh të lekut dhe administratës që është skandal. Lexova që ka një ankesë në Shkodër, që është kapur nga shefi i policisë një njeri i inkriminuar me këto karta ID, me lekë, etj, e sipas lajmit që pashë, është ndërhyrë nëpërmjet kandidatit të PS, tek kryeministri që ka marrë në tel shefin e policisë dhe ka liruar personin në fjalë. Nëse kjo vërtetohet që është e vërtetë, mendoj që nuk mjafton ky fakt? Fakti i Elbasanit që u vërtetua që kishte materiale, nuk mjaftojnë këto nëse marrim standardin evropian. 84 mijë votat e pavlefshme, në Shkodër dilte që janë 6 mijë vota të pavlefshme.

Nga ana formale nëse janë bërë këto vjedhje e prishje votash, mjafton për t’i bërë zgjedhjet e pabesueshme. Duhet ta shohim veten në pasqyrë, tek standardet evropiane që thashë”, tha Lubonja.

Më shumë

spot_img
spot_img