Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Fatos Lubonja lëshon akuzat e forta: Ky biznesmen është lidhja shqiptare me Ndrangheta, e mësova nga portalet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0146d385fa33a6523eff202550ec1a91

Analisti i njohur Fatos Lubonja hedh akuza të forta në drejtim të biznesmenit Besnik Halili, duke e quajtur si lidhja e organizatës mafioze italiane Ndrangheta me politikanët në Shqipëri.

Në “Real Story”, Lubonja tha se biznesmeni në fjalë ka marrë shumë tendera “të dyshimtë”, ndërsa akuzoi policinë shqiptare se është korruptuar nga mafia italiane me “mish derri dhe djathë”.

Kujtojmë se Biznesmeni Besnik Halili ka reaguar pasi iu përmend emri, duke mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në ndonjë lloj biznesi me italianët në fjalë. Halili ka thënë se kompaninë e tij e ka themeluar që në 1996-ën dhe se është presidenti i kompanisë prestigjoze SOL për Shqipërinë.

Pjesë nga deklarata e Lubonjës:

Kur e pashë këtë lajm m’u kujtua ai shkrimi i famshëm në Itali, kush vë bomba, kush bën atë, mafia, lidhjet me politikën. Dhe ai thoshte “Unë e di por nuk kam provat, sepse provat i kanë ata”. Këto përgjime nuk janë fare pa provë. E para, është një Niku, siç kam lexuar në portale, i cili ka një kompani SOL, që ka marrë 197 tendera nga pushteti jonë. Nga të cilat, 120 më duket, ishin pa garë fare. Shifra ishte nja 18 a 19 milion. Në dy vjet i ka marrë. Ky njeriu është ai që ka lidhje me Ndrangheta-n. Sa ç’kuptoj unë ky është njeriu që mund të bëjë sekserin. Pashë gjitashtu që e shoqja e tij paska qenë administratore e lojërave të fatit. Dhe pashë në video që si i fliste ajo Xhafajt. Mua më del qartazi që këtu është pastrim i parave të pista. E patë ju si i thoshte shefit të policisë i kemi dhënë djath, mish, derri.

LEXO EDHE: I doli emri në përgjime, reagon për herë të parë “Niku”, biznesmeni Besnik Halili që u përfol për lidhje me Ndrangheta-n: Ja si është e vërteta

Më shumë

spot_img
spot_img