Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fatos Lubonja: Krimi është sheshit në Shqipëri, ambasadorja Kim tregoi që nuk e njeh realitetin, këtu të gënjesh për pasurinë është normale

Shkruar nga Newsbomb
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka akuzuar qeverinë se e ka çuar vendin në një situatë ku krimi është sheshit, ashtu si edhe mbrojtja dhe bashkëpunimi me krimin.

Ai u shpreh në një lidhje “live” në News 24 se kryeministri gënjën përditë, por ëm pas del dhe thotë se “nuk kemi çfarë i bëjmë atyre që gënjëjnë”.

Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos përfshirë kriminelë në lista, Lubonja tha se ambasadorja tregoi me këtë se nuk e njeh realitetin në Shqipëri, pasi këtu është normale të gënjesh se me çfarë e ke bërë pasurinë.

“Krimi është sheshit në Shqipëri. Mbrojtja e krimit dhe bashkëpunimin me të është gjithashtu sheshit. Këtu nuk bëhet fjalë për ca individë si dru të shtremëbr, por bëhet fjalë për një pyll që e ka marrë flaka. Rama thotë “dikush që gënjen ne s’kemi ça i bëjmë”, por këtu kemi një kryeministër që gënjen përditë. Ne po na gënjejnë për vaksinat. Të gënjesh këtu për një biografi se me çfarë e ke bërë pasurinë është gati normale. Ambasadorja me këtë deklaratë tregon që nuk e njeh fare realitetin në Shqipëri”, tha Lubonja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll