Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Fatos Lubonja: Berisha dhe Basha nuk mbajnë përgjegjësi, PD është parti oligarkësh! Zheji: “Djali shpirtëror” po akuzohet si “besëprerë”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Fatos Lubonja, thotë se Partia Demokratike është një parti oligarkësh për të cilën as Berisha dhe as Basha nuk mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, partia është ngritur si biznes për të pasuruar familjen.

Në debatine zhvilluar në Neës 24, analisti tjetër Artur Zheji u shpreh se beteja Berisha-Basha po dobëson Partinë Demokratike. “Djali shpirtëror” tha ai për Bashën, po akuzohet nga Berisha si “besëprerë”. Ata folën dhe për shpalljen e ish-kryeministrit “non grata”.

Pjesë nga debati Zheji – Lubonja:

Lubonja: Teza e Zhejit është se ‘këta mbajnë njëri-tjetrin. Rama ka nevojë për Berishën dhe ky për kryeministrin’. Në kuptimin se ata janë pjesë e këtij sistemi. Teza ime është; periudha kur kishim rrotacionin fals, kur kishim ndryshim, se kryeministri kthehej në opozitë dhe opozita kryeministër, ishte në 213-ën. Tani është problemi se një bandë po eliminon të tjerat. Projekti i Ramës është eliminimi i opozitës.

Berisha ka kundëra Ramën, amerikanët dhe pjesën e vetë të opozitës së ‘shtëpiakëzuar’. Se ku do të dalë, se di po kjo është loja! Basha duhet të kishte qëndruar të paktën si bandë dhe jo ‘e shtëpiakëzuar’.

Zheji: Nëse ndodhemi në një vend që Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne, por nuk besoj se ka aq fuqi aq të madhe sa t’iu thotë amerikanëve ma nxirrni pak ‘non grata’ këta.

Lubonja: Ajo që u mungon të dyve (Berishës dhe Bashës) është përgjegjësia për këtë sistem që ka arritur deri këtu. Që të dy nuk mbajnë përgjegjësi. Në qoftë se ti ngre parti oligarkësh vetëm, siç kanë ngritur këta, si biznese për t’u pasuruar ti dhe familja jote, siç i kanë ngritur këta, do vijë dita që këto banda do luftojnë.

Zheji: Një betejë që e dobëson PD në mënyrë të skajshme dhe akuzon ‘djalin’ e vetë shpirtëror për ‘besëprerë’ dhe ‘thikë pas shpine’. Politika shqiptare s’mund të ngelet peng i këtij fjalori.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img